“Spaç, historia e një revolte”, të rinjtë të njohin historinë e dhimbshme të persekutimit komunist

19/12/2023 20:02

Aktiviteti i ish-Sigurimit të Shtetit dhe e gjithë historia e diktaturës 50-vjeçare në vendin tonë, do të jenë pjesë e edukimit të nxënësve të sistemit parauniversitar.

Kësaj platforme digjitale i paraprin një botim me titull “Spaç, historia e një revolte”. Ja pjesë nga rrëfimi i një ish të dënuari: Në Spaç jemi transferuar në prill të 1968. Na ngarkuan në makina me plaçka dhe me çfarë kishim me vete. Ishim të lidhur me tela me njëri-tjetrin, teksa na çonin në Spaç të Mirditës.

“Në këtë projekt janë përfshirë Ministra e Arsimit, Këshilli i Europës dhe veçanërisht Observatori për Arsimin, që ka një moto shumë domethënëse ‘Historia në zemër’, sepse bëhet fjalë për të mos përsëritur gabimet, për të shëruar plagët dhe për të konsoliduar demokracinë“, shpjegon Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit të Dosjeve.

Historia tregohet nga Sara Hoxha, influencere që e ka pasur gjyshin të burgosur në Spaç. Pra po përdorim këto lloj formash që flasim me rininë, për rininë dhe nga të rinj, thotë Sula.

Me Autoritetin e Dosjeve ne kemi nisur bashkëpunimin për të ndërtuar një platformë pedagogjike të aksesueshme on line nga të gjithë nxënësin dhe mësuesit, por edhe nga familjet dhe prindërit, në mënyrë që të ballafaqohen me të shkuarën“, shprehet Villano Qiriazi, Kreu i Departamentit të Arsimit të Kësillit të Europës.

Top Channel