Një mjet i konstatuar nga autopatrullat civile të Policisë Rrugore, ka thyer rregullat e shpejtësisë dy herë radhazi.
Ai u gjobit 60 mijë lekë dhe iu hoqën pikë, ndërsa policia bën thirrje për rritje të ndërgjegjësimit për rrugë më të sigurta për të gjithë.
“Vëmendje drejtues mjetesh! Dy ditë, dy shkelje të njëjta, zero tolerancë për përsëritje. Një mjet i konstatuar nga autopatrullat civile të Policisë Rrugore, ka thyer rregullat e shpejtësisë dy herë radhazi. Ndaj tij u vendos masë administrative prej 60 000 lekë për shkeljet, si dhe pikë të hequra nga leja e drejtimit. Ky rast është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Të jemi të kujdesshëm, të respektojmë shpejtësinë dhe të jemi të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve tona. Rregullat e qarkullimit rrugor duhen zbatuar që të gjithë të jemi të mbrojtur.” Mos lejoni që një moment pakujdesie të kthehet në një pasojë të rëndë të jetës suaj apo të të tjerëve. Ndajeni këtë mesazh me të tjerët, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar rrugë më të sigurta për të gjithë!”, thekson policia.
Top Channel