Kërcënime të reja ushtarake i kanosen Europës deri në fund të dekadës, teksa fokusi i aleates së madhe, SHBA-së po spostohet në rajonin e Azi Paqësorit.

Për këtë arsye, kontinenti i vjetër, thotë ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, duhet të sigurohet që ta mbrojë veten më mirë: Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë, duke kërcënuar gjithashtu edhe vendet baltike, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, u shpreh ai në një intervistë për Welt am Sonntag.

“Ne europianët duhet të angazhohemi më shumë, për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë”, u shpreh ai teksa pohoi se do të duhet kohë për shtimin e prodhimit të armëve, e nuk është diçka që mund të ndodhë brenda natës.

“Për të arritur nivelin e duhur sa u përket forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë, mund të na duyhen 5-8 vjet”, deklaroi ai. Pistorius e artikuloi hapur se Europa e di mirë që do t`i duhet të kompensojë ndihmën amerikane për Ukrainën.

Ai shprehur bindjen se qeveria e re në Poloni, shumë më miqësore me Europën, mund të ndihmojë që vendet e atij që njihet si Trekëndëshi i Vajmarit, Berlini, Parisi dhe Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak. Ai shtoi sakaq se nuk pret që ushtria gjermane të përsërisë misionet si ato që ka pasur në Afganistan apo Mali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA