Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano.

Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkon automatikisht në mbrëmjen e madhe.

Ndërsa çifti që largohet nga spektakli më i madh i kërcimit është Atalanta dhe Luixhino.

Kjo çerekfinale ishte e mbushur me emocione dhe performanca të mrekullueshme nga shtatë çiftet.

Konkurrentët realizuan dy kërcime këtë mbrëmje, ndërsa në fund si më pak të votuarit ishin Jurgeni e Jora dhe Atalanta dhe Luixhino.

Të premten tjetër na pret një tjetër natë e madhe, gjysmëfinalja e “DWTS”, ku do të mësojmë se cilët do të jenë finalistët.

Top Channel