Vanessa Hudgens i jep fund beqarisë! Martohet me lojtarin profesionist të bejsbollit, Cole Tucker, në xhungël

15/12/2023 18:34

Aktorja e Hollywood-it, Vanessa Hudgens i ka dhënë fund beqarisë, ndërsa në një ceremony të bukur në Tulum shkëmbeu premtimet dhe unazën e martesës me lojtarin profesionist të bejsbollit Cole Tucker.

Udhëtimi i çiftit drejt martesës filloi në tetor 2020, kur ata kryqëzuan rrugët gjatë një sesioni meditimi të udhëhequr nga Jay Shetty, ish-murg, autor britanik dhe guru i stilit të jetesës.

Duke reflektuar mbi takimin e tyre të parë, Vanessa u shpreh: “Isha ekzaktësisht në Zoom me shoqen time dhe fillova ta pyesja se kush ishte ai ishte sepse isha i intriguar. Ajo nuk e kishte parë kurrë më parë, kështu që fillova të kërkoja për të zbuluar emrin e tij. E gjeta në Instagram dhe ai më dërgoi mesazh në privat ditën tjetër.”

Pas tre vitesh lidhjeje, çifti e çoi marrëdhënien e tyre në nivelin tjetër me një fejesë ëndrrash pranë Kullës Eiffel në Paris në Shkurt 2023. Vanessa njoftoi fejesën e saj në shkurt të këtij viti. “PO. Ne nuk mund të ishim më të lumtur“- shkroi aktorja në mesazhin bashkëngjitur fotove.

Cole i propozoi Hudgens me një unazë diamanti në formë ovale, të vendosur në një brez delikat ari, duke përmbushur preferencat e Vanessa-s. Referuar eventit, aktorja tha se: “Padyshim që kam dhënë sugjerime për unazën time. Thashë, ‘Dua një rreth ari me një diamant ovale.’ Të gjithë ata që më njohin e dinin se çfarë doja. Ai e bëri hapin tjetër dhe e bëri atë edhe më të bukur nga ç’mendoja unë.”

Pas fejesës, Vanessa dhe Cole zgjodhën 2 dhjetorin e 2023, si datë për dasmën e tyre. Ndërsa ceremoninë e martesës e kryen në një vend të përsosur sikurse qyteti Azulik i Arteve në Tulum, Meksikë. Vanessa pranon sfidat e procesit të planifikimit, duke theksuar se ai ishte dërrmues.

Megjithatë, pjesa më e vështirë sipas saj ishte gjetja e një vendi që përputhej me vizionin e saj.

“Kam dashur të rrethohem nga natyra, gjelbërimi, dhe gjethet.” Duke u futur thellë në xhungël në kërkim të vendit të përsosur të ceremonisë, Vanessa u përball me dyshime për faktin se sa e aksesueshme do të ishte vendndodhja qoftë për organizimin edhe mbërritjen e të ftuarve. “Pjesa më e madhe e lëvizjes ishte në një rrugë të paasfaltuar dhe vazhdova të mendoja: “Nuk ka asnjë mënyrë… ne do të mund ta bëjmë dasmën tonë këtu – si do ta bëjmë të gjithë festën tonë këtu në këtë rrugë me gunga dheu?’”

Por, të gjitha dyshimet u zhdukën kur Vanessa mbërriti në terren. Ajo e ndjeu se ky vend ishte krijuar për ta në momentin që arriti në Qytetin e Arteve Azulik. “Ndjeva sikur u transportova në një lloj utopie, ndryshe nga çdo gjë që kisha qenë ndonjëherë më parë. Ishte çuditshëm, magjike, dhe thjesht rashë në dashuri“- tha ajo.

Sa i përket veshjes së dasmës, Vanessa synonte të zgjidhte një fustan që të pikonte hijeshi, modernitet dhe sensualitet, duke marrë frymëzim nga supermodelet ikonike të viteve ’90. Por si përfundim, u fal në një veshje të dizenjuar nga Vera Wang— një fustan i lehtë në ngjyrë fildishi, i prerë në qafë dhe kapelë, i zhytur në guxim. Plotësues i këtij ansambli elegant ishte një vel i punuar nga tyl i lehtë i fildishtë, i stolisur me qëndisje të personalizuara në një font gotik ku shkruhej: “Zonja T, 2 dhjetor 2023.”

Nusja dhe dhëndri shkëmbyen betimet përpara një ceremonie intime me rreth 100 miq dhe anëtarë të familjes. Aktorja shprehet se ajo ishte fundjava më magjike e jetës së saj.

“Ishte e mahnitshme sepse në darkë, unë shikoja përreth dhe të gjithë po flisnin me njëri-tjetrin. Nuk mund ta ëndërroja që të ishte më mirë. E dija që do të ishte magjike, por i tejkaloi pritshmëritë e mia”- tha Hudgens sa i përket ceremonisë.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA