Enxhi Nasufi zgjodhi shoqen e saj të ngushtë Kristina Baki për të zhvilluar sfidën e mbrëmjes së sotme të “Dancing With The Stas”.

Vajzat zgjodhën të performonin një Freestyle, por sipas jurisë nuk arritën ta realizonin ashtu siç duhej kërcimin.

Përpos komenteve, ata vlerësuan shoqërinë e Enxhit me Kristinën. Iliri theksoi se në përformancë vajzat nuk ishin në një sinkron me njëra-tjetrën, gjë që krijoi probleme.

Ilir Shaqiri: Në këtë rast unë vlerësoj të dy, sepse të dy janë në të njëjtin rol dhe në sfidë. Të dyja një super fizik, silueta prej balerinë. Ishte josindergjia në kërcimin midis jush. Pash një Enxhi që e shijon gjënë që në fillim. Nuk ishin njëllojtë. Mund të përpiqeshin të kishin një lloj relacioni më të bukur mes tyre.

Valbona Selimllari: Këto bukuroshe me këto trupa, çfarëdolloj gabimi do të zhdukej.

Olta Gixhari: Nuk ishe sot në dritën tënde më të mirë.

Lori Bala: Enxhi e ka treguar që me këdo që do të kërcejë ia del gjithmonë.

Juria e vlerësoi Enxhi Nasufin dhe Kristina Bakin me 33 pikë në total. Për publikun votimi është i hapur në kodin VIP13.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA