Pezullimi i marrëveshjes për emigrantët/ Kryeministri Rama: E drejta e Gjykatës Kushtetuese, nuk lidhet me detyrat e mia

14/12/2023 13:02

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes së emigrantëve, kryeministri Edi Rama e konsideron një të drejtë kushtetuese.

Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese. Detyra e saj për të shqyrtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit. Nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”,  tha kreu i qeverisë, i pyetur sot nga gazetarët, gjatë një konference për shtyp.

Një ditë më parë,  Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi. Në padinë e tyre ata kërkuan pezullimin e miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të  marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj që kapen në detin Mesdhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA