Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së sotme në GJKKO për Gërdecin.
Ish-ministri Mediu tha se ka kërkuar që të dalë e vërteta dhe se do të paraqitet në çdo seancë.
“Dua të dalë e vërteta. U provua se kam vepruar në respekt të ligjit, për detyrimet e BE dhe të plotësimit të akteve ligjore. Ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat civile dhe ato ushtarake. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes. Ky demontim ishte çështje sigurisë, detyrim ligjor, çështje sigurie për Shqipërinë. Ka qenë një kërkesë sipas procedurave. Sesi është përzgjedhur vendi i demontimit, strukturat që kanë detyrimin ligjor përcaktojnë vlerësimin. Çdo urdhër ministri obligon me raportime përkatëse, përndryshe nuk kemi të bëjmë me strukturë të posaçme. Nuk kam bërë as më shumë as më pak, veçse detyrën time. Meqenëse është ngritur akuza që ministri ka krijuar dëm ekonomik, e para nuk ka ministri që thotë kush e paguan transportin.. .Këto kanë dalë nga stafet që përgatisin urdhrat. Në ministrinë e Mbrojtjes është bërë nga Forcat e Armatosura. Do të jem në çdo seancë të Gërdecit në të njëjtën mënyrë siç kam qenë. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe ministri të Mbrojtjes. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe me punimet e paligjshme në Gërdecin. Kompania kishte bërë shkelje, detyra e ministrit është të vlerësojë këtë shqetësim dhe ta adresojë. Unë nuk kam dijeni që ka pasur veprime mbrapa. Nuk ka një akt që unë ta kem neglizhuar dhe të mos e kem raportuar”, tha ndër të tjera ish ministri i Mbrojtjes.
Mediu prezantoi sot në seancën gjyqësore një dokument nga Policia Ushtarake, që ka sinjalizuar për një ndërtim të paligjshëm në Gërdec. Reagimi i Mediut, në atë kohë ministër ka qenë në respekt të plotë të ligjit.
Mbi dokument ka një shënim mbi të cilin shkruhet ”Të bëhet një urdhër për komandantët, bazuar në rastet e mësipërme për ndëshkim administrativ dhe penal të personave përgjegjës”.
Top Channel