Kanë kaluar plot 11 vite që kur Tom Cruise u shfaq në publik me një grua në krah pas divorcit të tij me Katie Holmes.
Edhe pse u përfol se ka pasur lidhje me Shakirën apo me aktoren Hayley Atëell, këto thashetheme nuk u konfirmuan kurrë.
Por sipas Daily Mail, ylli i Hollivudit është në një lidhje romantike me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.
Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari: “Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor së bashku rreth orës 21:00 të shtunën dhe janë larguar në orët e para të mëngjesit.
Elsina Kairova, një ish-modele, është shtetase britanike dhe ishte e martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Ata ndanë një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pronën Wentworth në Surrey, si dhe shtëpi prej 18 milionë funtesh në Londër.
Çifti zotëronte gjithashtu prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro, së bashku me veturën e tyre shumë milionëshe, stoli dhe koleksione arti. Divorci i tyre ishte në titujt kryesorë gjatë verës, pasi Elsina u akuzua për fshehjen e pasurive të rëndësishme nga ish-bashkëshorti i saj, përfshirë një koleksion çantash me vlerë një milion paund.
Top Channel