Gjatë vitit 2023 shqiptarët rezultojnë të kenë përdorur më shumë teknologjinë.
Ky familjarizim vihet re në përdorimin e internetit, përdorimin e pajisjeve “smart” dhe blerjet online.
Blerjet online apo porositë dhe blerjeve të mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet internetit, referuar rezultatit të Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, rezulton të jenë kryer nga 38,5% e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 3,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.
Ndër blerjet online, peshën më të madhe e zënë rrobat, këpucët aksesorët me 88,8%, ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, “fast food” dhe shërbimet katering me 40,3%. Referuar të njëjtave të dhëna nga Anketa e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit gjatë vitit 2023, rezulton se internetin e përdorin 83,1% e popullsisë shqiptare në grupmoshën 16 me 74 vjeç, prej tyre 96,2% e përdorin disa herë gjatë ditës.
Po ashtu 99,8% e individëve kanë përdorur aparat celularë inteligjent për të hyrë në internet. Ndërkohë 28,2 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 27,4% nëpërmjet kompjuter/desktop dhe 19,1% nëpërmjet tabletit.
Të paktën 98,7% e qytetarëve shqiptarë kryejnë video thirrje përmes Skype, Viber dhe WhatsApp. Ky tregues ka shënuar rritje prej 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.
Top Channel