Gardiania britanike refuzon akuzat e marrëdhënies intime ‘të papërshtatshme’ me të burgosurin, pas denoncimit nga kolegët

13/12/2023 16:17

26 vjeçarja Ruth Shmylo ka dalë në gjyq në Britani me akuza “seksi telefonik” dhe lidhje të papërshtatshme me të burgosurin Harri Pullen, kur punonte si gardiane në instuticionin HMP Parc ne Uells.

Ajo akuzohet mes te tjerash për “seks telefonik” por thotë se nuk kishte shkelur rregullat dhe se ishte denoncuar nga kolegët pasi kishte raprotuar shkeljet e tyre dhe ndotjen e ushqimit të burgut në bllokun e saj, shkruan e perditshmja TheMirror.

Shmylo akuzohet gjithashtu se nuk kishte raportuar për avancimet e kërkesat seksuale të të burgosurit, me të cilin kishte nisur marrëdhënien në dhjetor 2021 deri në prill 2021. E reja kishte nisur punën në burg vetëm dy muaj më herët dhe rrjedhimisht nuk arriti të fitonte vendin e punes, duke u lënë e lirë në prill 2021.

Rrjeti WalesOnline raportonte se Shmylo raportohet se ishte bindur nga të burgosurit të ndotte ushqimin e një të burgosuri tjetër, teksa kreu i sigurisë së burgut Dan Hayman tha në dëshmi: “Jam në dijeni të shqetësimeve për ndotjen e ushqimit të të burgosurve nga stafi, çështje e cila u hetua dhe raportua”.

“E akuzuara kishte denoncuar ndotjen e ushqimit duke përmendur gjashtë emra oficerësh dhe punonjës të burgut që binin dakord me të burgosur për të bërë manipulime, si për shembull të pështynin në ushqimin e personave të caktuar. Dhe si rezultat ajo u bë objekt bullizimi nga të denoncuarit, në zonën Alpha të burgut ku punonte.”

I burgosuri Pullen ishte dënuar me 42 muaj si anëtar bande, dhe në maj 2021 u zhvendos në burgun HMP Manchester, por bisedat mes tij dhe Shmylo ishin regjistruar nga autoritetet. I burgosuri i kërkonte gardianes së re t’i thoshte e dashuronte, por ajo refuzonte. Ndersa te tjera detaje intime te bisedës e etiketuan si “seks telefonik” nga raprotuesit.

Disa punonjës kanë raportuar për marrëdhënien e saj të papërshtatshme me Pullen derisa në prill 2021, Shmylo nuk kaloi periudhën e përkohshme dhe punësimit i iu përfundua kontrata.

Në gjykatë u tha se Pullen pas zhvendosjes kishte kërkuar që të kishte Shmylo si një nga kontaktet e lejuara për të komunikuar.

Një anëtar i stafit tha në dëshmi: “(Marrëdhëniet e papërshtatshme) mund të dëmtojnë punën e të gjithë stafit të burgut. Prandaj personeli duhet të sillet në mënyrë të shëndetshme dhe të ruajë rendin, dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse ke një marrëdhënie personale me të burgosurin”.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA