LIVE/ Premiera e filmit “5 herë jo”! Aktorët parakalojnë në tapetin e kuq, nga nesër në çdo kinema

12/12/2023 20:00

Premiera e filmit “5 herë jo” po mbahet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG dhe nga nesër do të jetë në çdo kinema.

Aktorë, moderatorë, këngëtarë apo personazhe të showbizit shqiptar kanë parakaluar në tapetin e kuq.

Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.

“Jora” dhe “Gjergji” dhanë përshtypjet e para për mikrofonin e Top Channel.

“Sot Arbori ka ditëlindjen,ai ka qenë gjatë gjithë xhirimeve, në montazh”, tha Bora.

“Ai ka mësuar atë pjesën aksion ose nise. Fillim i mbarë akoma nuk jemi përshëndetur me njerëzit, më duket sikur nuk jemi ne arsyeja që ata njerëz janë këtu, po më bëhet qejfi”, tha Donaldi.

Eni Shehu: Si e keni ndarë detyrat e shtëpisë kush lanë enët? Kush gatuan?

Donaldi: Askush nuk gatuajmë, nuk bëjmë as pis

Eni: Kush bën më shumë surpriza?

Donaldi: Të dy.

Eni: Surpiza e fundit që të ka bërë Bora?

Donaldi: Më ka bërë një aparat dhe unë jam i apasionuar pas fotografisë.

Eni: Kush vonohet më shumë para pasqyrës?

Bora: Unë kam më shumë punë për t’u bërë gati.

Eni: Zënka më shpesh dhe kush mban më shumë inat?

Donaldi: Zënka të vogla.

Eni: Kush thotë i pari më fal?

Donaldi: Nuk e kemi këtë kuptohemi me sy.

Eni: Kush heq dorë nga egoizmi i vet për të mirën e marrëdhënies?

Donaldi: Të dy e kemi berë

Eni: Kush sjell më shumë lek në shtëpi?

Donaldi: Ne jemi një motor i fuqishëm me 2 pistona.

Premiera absolute shfaqet sonte me katër shfaqje speciale në oraret 21:15, 21:30, 21:45 dhe 22:00, në Cineplexx TEG. Ky film do t’ju mbajë mbërthyer, ndërsa nuk do të mungojnë të qeshurat.

Ndërkohë, nga data 13 dhjetor, “5 Herë Jo” mund ta shihni në të gjitha kinematë. Për të blerë bileta, klikoni në films.top-channel.tv.

Një përshkrim i “5 Herë Jo”:

Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez.

Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vjenë. Gjergji ka famën e të qenit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje.

Top Channel