Juria e “Dancing With The Stars” ka rrëfyer mes emocionesh vitin e jetës ekskluzivisht për “Fan Club DWTS”.

Valbona Selimllari riktheu në kujtesën e të gjithëve vitin kur ajo u bë Missi i parë në vendin tonë, deri vitin e mbrapshtë të ‘97-ës.

“Ka aq shumë histori në jetën time, po ta nisim për karriërën në ’91-shin unë mora ‘Miss Albania’. Ju e dini që fati ishte që për herë të parë në Shqipëri bëhej, kështu që Missi i parë pati një tjetër impakt tek njerëzit. Ka shumë gjëra dhe ti ndash nuk është kaq e thjeshtë. Unë pas Missit kam studiuar për arte, kam mbaruar për aktrim, kam një eksperiencë shumë të bukur dhe mbresëlënëse me ‘Don Zhuani’, një pjesë që është vënë në teatërnë ‘96-’97 dhe përfat të keq ’97 ishte një vit shumë problematik, na u desh ta ndërprisnim, një nga gjërat që kujtoj dhe s’do të doja të kthehesha është ’97-a”, tha Valbona.

Viti kur u bë nënë dhe ftesa për të qenë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars” janë dy prej periudhave më të bukura të Lori Balës.

Ajo thotë se pret që edhe viti që vjen të jetë akoma dhe më i bukur, pasi ka dëshirë të zgjerojë familjen.

“I pari që më vjen është 2017, ardhja në jetë e vajzës sime, viti më i bukur për mua, përtej sakrificave, përgjegjësive që u shtuan, ndërsa nga ana profesionale do të veçoja vitin 2023, 1 janarin kur më erdhi ftesa nga produksioni për të qenë pjesë e jurisë së ‘DWTS’, pas 9 vitesh sakrifica, përpjekje, luftë për të arritur sa më lart,  ky ishe suksesi më i madh që mora unë. Pse jo do të doja që viti 2024, sigurisht unë kam dëshirë të zgjeroj edhe familjen, pse jo të mos jetë edhe 2024 kaq i bukur, ose ndoshta akoma më i bukur se 2023-shi”, tha Lori.

Kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri kujton fillimet e karrierës si balerin, më të rëndësishmet në jetë.

“Do të veçoja momentin kur kam filluar hapat e mi në ‘Buona Domenica’ dhe ‘Amici’, që në vitet kur Shqipëria njihej thjesht për atë konceptin negativ që na kishin damkosur dhe e vuanim shumë, kjo që ajo që oersonalisht mua më ka dhënë shumë satisfaksion në jetën time, në karrierën time, thyerja e një koncepti që ishte për Shqipërinë në përgjithësi”, tha ai.

Kurse për Olta Gixharin, viti më i lumtur për të ishte kur solli në jetë djalin e saj, ndërsa flet me nostalgji edhe për vitin 2008, ku mori pjesë në shfaqjen e “Pamje nga ura” krah aktorëve më të njohur shqiptarë.

“Natyrisht që viti më i rëndësishëm është ardhja në jetë e djalit tim, 21 gusht, dita më e lumtur e jetës sime, dita që jam ndjerë tërësisht e bekuar, më ka bekuar me fjalën nënë, jam natyrë nostalgjike, që kujtoj gjithmonë gjërat e bukura që më kanë ndodhur. Një vit tjetër shumë i bukur për karrierën time është viti 2008, kur kam luajtur në Teatrin Kombëtar me aktorë shumë të njohur, ‘Pamje nga ura’ që shumë njerëz ende e mbajnë mend, një shfaqje që ka pasur sukses imediat, unë u zgjova papritmas e famshme në mëngjes pas premierës. Ka qenë një nisje madhështore, magjike”, tha Olta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA