![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/deni-xhepa_sd-800x450.jpg)
Skiatori që përfaqëson Shqipërinë! Botërori i skive në Austri, vendi ynë përfaqësohet në garë nga Deni Xhepa
13/02 12:54
Fitore spektakolare e Atalantës përballë Milanit. 3-2 përfundoi takimi i luajtur në “Gewiss Stadium”.
Ademola Lookman kaloi dy herë në avantazh skuadrën e Gasperinit, por kuqezinjtë e Piolit reaguan me Oliver Giroud dhe Luka Jovic.
Charles De Ketelaere humbi dy mundësi të pastra përballë ish-skuadrës së tij, ndërkohë që Mike Maignan ndihmoi Milanin me pritjet e tij fantastike.
Deri në minutën e pestë shtesë, kur u thye nga klasi i Luis Muriel, i cili realizoi golin e parë sezonal në Serie A me një finte të jashtëzakonshme.
“Djalli” mbetet në vendin e tretë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues. Vendi i shtatë me 23 pikë për Atalantën e Berat Gjimshitit (titullar) që i afrohet zonës Champions.
Top Channel