Eni Shehu, më i votuari i javës së shkuar nga juria, rrëfeu në “Dancing with the Stars” një nga momentet më të vështira në jetën e tij, pikërisht viti 2023.

Eni na prezantoi me qenin e tij Potin, për të cilin tha se nuk ia ka vendosur emrin rastësisht kështu, pasi është shkurtimi i “Pushime on Top”.

Një program, që sipas moderatorit, erdhi si dhuratë për ta moderuar, në këtë vit të vështirë, ku tregon se kishte mbetur pa punë dhe mori kredi për një shtëpi.

“Viti 2023 është i rëndësishëm sepse pati tronditje, dallgë të fuqishme, ulje-ngritje. Kur vendosa të blija shtëpinë time këtë vit, isha në një situatë shumë të vështirë në jetën time, pa punë dhe nuk kisha asnjë kacidhe në dorë që mund të më siguronte që ky hap do të ishte i suksesshëm.

Mora kredi, ishte një luftë shumë e madhe për të siguruar të ardhurat e shtëpisë.

Pastaj fati ishte që “Pushime on Top” po kërkonte një producent, një moderator… ishte si një dhuratë në kohë të vështira.

Kanë qenë vite punë që u shpërblyen dhe jo vetëm arrita që të shlyej një pjesë të kredisë por edhe ta mobiloj sipas shijes sime, edhe të marr Potin”, u shpreh Eni.

Këtë javë ai erdhi me një cha cha, me partneren e tij Odetën, kërcim të cilin Iliri e quajti “kthim në origjinë”, pasi iu duk si në puntatat e para.

Iliri: Mund të kishe bërë shumë më shumë. Ishte thejsht si ajo Kombëtarja para Sylvinjos, që një herë humbte një herë fitonte dhe kjo gjë nuk më pëlqen te ti.

Olta ndëryu duke thënë se e bën hapin e cha cha-s shumë pak herë dhe vetëm me Odetën ngjitur.

Edhe Valbona i kërkoi Odetës që në performancë Eni të ketë më shumë lëvizje dhe të jetë më e ngarkuar, ndërsa edhe Lori pati “kritika” për Odetën, duke u shprehur se koreografia ishte komplekse.

Olta: Odeta ti je si gjarpër te trupi i Enit gjithë kohës. Unë mendoj që në çiftin tuaj problemi je ti. Ti bën vetëm padjeshka ndërkohë që Eni ka kapacitet për të kërcyer. Javën e kaluar kërceu vetëm dhe mori 3 dhjeta. Ta lam amanet, lerë të kërcejë vetëm.

Top Channel