11 viktima shkaktoi përplasja e dhunshme me armë zjarri mes një grupi personash që dyshohen si të përfshirë në aktivitete kriminale ne Texcaltitlan

Nga episodi që tronditi qytetin e ndodhur në pjesën qendrore të Meksikës, pati edhe viktima të pafajshme. 8 nga te vdekurit mendohet se kanë qenë pjesëtarë bandash, ndërsa tre të tjerët sipas ministrisë vendase të sigurisë, ishin banorë të thjeshtë të zonës.

Një video e shpërndarë në rrjet nga mediat e vendit tregonte momentin kur një grup burrash nisën të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe më pas dëgjohen edhe të shtëna dhe njerëz që vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave. Mediat lokale thonë se persona të armatosur që i përkisnin Familia Michoacana, një kartel droge i fajësuar për masakrën e 20 personave në shtetin fqinj Guerrero vitin e kaluar, kishin mbërritur në fshat duke kërkuar t’i zhvasnin para.

Policia e Shtetit njoftoi se po punon me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi incidentin. Mbi 420 mijë vrasje janë regjistruar zyrtarisht në Meksikë që nisja e të ashtuquajturës “lufta për drogë” në vitin 2006. Në luftën kundër karteleve të fuqishme vendase, është përfshirë edhe ushtria.

Top Channel