Fifi erdhi sot në Dancing With the Stars në një performancë frymëzuese, për kufijtë e vetes së saj.

Artistja tregoi se viti më i rëndësishëm ishte 2023, aty ku ndjeu se preku fundin, derisa erdhi në jetë djali.

“Viti më i rëndësishëm për mua është 2023. Ishte shumë sfidues, shumë i lodhshëm, shumë peripeci, ulje dhe ngritje. Nisi me mental breakdown. Më një pa dëshirë me punu, me ec përpara. Kam pas miliona pikëpyetje në aspektin e karrierës. Nuk e kam dit ku du me shku. Mu duk sikur asnjë njeri nuk po e don më Fifin, as muzikën e Fifit. Nuk isha gati gati me dal e me këndu. Më dukej sikur njerëzit nuk kishin ardhur për mua, kudo që unë do isha. Unë nuk dorëzohem kollaj, por e ndjeva veten në një pikë të dorëzuar, derisa erdhi në jetë jetë djali. Thjesht dua ta bëj krenar djalin tem, që kur të rritet të thojë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’. Unë dua që muzika ime të jetoj me shekuj, pasi unë mos të jem më në këtë tokë. Dua që fjalët e mia, meloditë e mia të këndohen shumë shekuj, shumë shekuj mbasi un s’jam më këtu”.-rrëfeu Fifi.

Fifi u vlerësua shumë për ndjesitë e sjella me kërcimin e saj, por kishte probleme teknike sipas anëtarëve të jurisë.

Unë jam shimë e lumtur që Fifi sot tregoi gjithë energjinë e saj. Duhet të pretendosh për vështirësi”-tha Lori Bala.

Fifi ti je artiste shumë e mirë, ke yllin në ballë. Sot nuk bëre ndonjë kërcim të madh, por mesazhi ishte shumë i bukur. Jam në dilemë të vëerësoj emocionin, apo hapat që nuk ishin”-tha Olta.

Mu duk në një moment sikur do fluturoje. Nuk mjafton.. koreografia qëndronte por kishte dhe momente të vdekura. Mund të kishe bërë më mirë”-tha Iliri.

Unë në këtë lloj kërcimi vlerësoj ndjesitë dhe ato më erdhën. Kishe sinkron me të gjithë grupin”-tha Valbona

Në fund të performancës çifti u vlerësua me 33 pikë, por nëse doni t’i mbështesni mund t’i votoni me kodin Vip14.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA