“Dancing With The Stars” zbuloi spektaklin e sotëm një anë tjetër të artistëve që shpesh kanë refuzuar t’ia transmetojnë publikut.

Sardi Strugaj rrëfeu vitin më të vështirë të jetës, e cila përkon me pandeminë e COVID-19 qe preku të gjithë botën. Ai tregoi se ka humbur burrin e tezes ose siç e quan ndryshe babain e dytë, pasi është rritur në familjen e tezes së tij.

“Vendosa të zgjedh një vit që më ka lënë shumë gjurmë. Ka qenë viti i pandemisë. Duhet të mbaje distancë me familjen që t’i ruaje ata. Unë them që kam dy familje. Njëra biologjike, por unë mund të them që jam rritur nga tezja ime dhe familja e saj, sa herë më pyesin që sa motra ose vëllezër ke, i them kam një motër biologjike dhe një motër e vëlla jo biologjikë. Viti i pandemisë na afroi shumë por nuk e dija që ky do të ishte viti i fundit që do ishim bashkë. Për një muaj e gjysmë kemi qenë bashkë, më vonë do e kuptoja që një anëtar i familjes do të humbte jetën. Burri tezes humbi jetën, ai ishte babi im i dytë dhe ishte shumë e rëndë”, deklaroi këngëtari.

Menjëherë pas përfundimit të klipit Sardi dhe Ensa kërcyen jive këngën “I’ll be there for you”, hitin e serialit “Friends”. Megjithëse rrëfimi ishte prekës, këtë mbrëmje ai nuk arriti të realizojë një performancë të mirë. Juria mbeti e pakënaqur me performancën e tij.

Valbona Selimllari: Ti e di se çfarë mendimi kam unë për ty. Atë lirshmërinë që e kishe tek kolltuku nuk e kishte në skenë. Nuk dua të të shoh më me sytë poshtë. Nuk duhet t’i kontrollosh hapat.

Lori Hoxha: Ishte një jive me ritëm shumë të shpejtë. E nise shumë mirë hapin, por më pas kaloi më tepër si një rock and roll. Ke prishur sërish shpinën dhe duart.

Olta Gixhari: Nuk e di por sot i fute një popullore saqë nuk e di.

Ilir Shaqiri: Shumë dakord për tre kolegët e jurisë. Kam një vërejtje që fiziku jot nuk e lejon, kërrusjen. Duhet të kërcesh pa u kërrusur, atë shkathtësi dua ta kërkosh me gjunjët jo shpinë. Ka arritur një moment në këtë spektakël që pikët merren me detajet.

Ata arritën të marrin 30 pikë nga juria, ndërsa për publikun është i hapur votimi në VIP10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA