Arnita Beqiraj ia dedikoi vetes së saj performancën e sotme në Dancing With The Stars, për vitin 2010 që i ndryshoi asaj jetën.

“Në vitin 2010 unë jam kurorëzuar si Miss Albania. Ai vit vendosi rrugëtimin tim në jetë. Ndër leksionet e para që kam marrë, është se nuk duhet të prekesh nga komentet. Ishte një koment atëherë që atë kishte kryer një pagesë nga im atë që unë të fitoja. Ishte absurde, unë im at se kam njohur kurrë sepse ai ka ndërruar jetë para se të lindja unë. Që nga ai çast mua komentet nuk më preken. Mami im pati një problem shëndetësor, shtrohet në spital, shkëputet nga puna.. Mu duk sikur mu shemb bota. Ka qenë periudha që më ka definuar mua si njeri, dritëhija për mua. Unë besoj fort që gjërat ndodhin për një arsye. Më pëlqen shumë pyetja se kujt mund tja dedikoj këtë kërcim, do doja tja dedikoja vetes sime për herë të parë.”-tha Arnita në rrëfimin e saj.

Rumba e Arnitës u vlerësua nga juria, megjithëse pati kritika për ndjesitë që të përcillte performanca.

E adhuroj mënyrën sesi Arnita jep në çdo kohë, në çdo padjeshkë, partnerit mundësinë që partneri ta ngrejë në mënyrë rrjedhshme, natyrale, pa sforco. Kjo është kapacitet shumë i rrallë. Mua performanca më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Ndër perfomancat më të mirë që ke bërë. Ti kur del jashtë kontekstit të kërcimit, ti shkëputesh nga ndjesia që mua duhet të më arrij. Ka një lloj presje, mosrealizmi nga ana e asaj që duhet te krijosh me atë që është syri i publikut. Me këtë duhet të punosh tani. Ndjesia nuk duhet shkëputur shumë.”-u shpreh Iliri.

Nuk e kundërshtoj dot Ilirin. Arnita është aq elegante, korrekte e ka profesion, rri e rri dhe kontrollon veten dhe kemi ardhur në një nivel që kontrolli i vetes të mos ekzistojë por duhet ta shijosh. Herën tjetër dua të shoh një shpërthim tjetër”-tha Valbona Selimllari.

Në performancat që bën Arnita, të mungon ylli që duhet të shkëlqejë. Nuk vjen plotësisht ndjesia. Stili i rumbës ishte shumë i mirë, kam një vërejtje, duhet t’i vësh pikë lëvizje.”-tha Lori Bala.

Natyrën filozofike ma solle në rumba. Unë mendoj që ruba, pikën më të rëndësishme ka sensualitetin, duhet të jesh pak më shumë partnere me Enin. Një artist kur e lë veten të lirë, bën perla”-tha Olta.

Në fund performanca e Arnitës u vlerësua me 36 pikë. Nëse doni t’i mbështesni Arnitën dhe Enin, mund t’i votoni me kodin e tyre VIP1.

FOTO GALERI
4/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA