05/11 17:53
Dëmtimi i portierit Nick Pope e ka vendosur Newcastle me “shpatulla pas murit” dhe tashmë i duhet patjetër të afrojë një gardian me eksperiencë.
Së fundmi mediet britanike raportojnë se Newcastle do të tentojë të bindë ishin e Manchester United, David De Gea-n, i cili që prej verës është pa klub.
33-vjeçari shihet si mundësia më e mirë për momentin dhe duke ditur që spanjolli është pa klub, nuk shihet si një operacion i vështirë për të firmosur me të.
Top Channel