Spikerja e BBC tregon gishtin e mesit, nuk e dinte që ishte në transmetim live gjatë edicionit të lajmeve

07/12/2023 10:34

Gjesti i një spikereje të BBC është bërë virale së fundmi.

Sipas Daly Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesit, gjatë përgatitjeve për të dhënë lajmet e fundit në edicionin e orës 12:00 të mërkurën, por nuk e dinte që ajo tashmë ishte live.

Moshiri më pas e kupton që është në transmetim të drejtpërdrejtë, ndryshon qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës dhe fillon të lexojë lajmin për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja duke mbajtur qetësinë. Më pas ajo filloi të bënte disa gabime, gjë që tregon se mund të ketë qenë shumë nervoze dhe i vinte turp për gjestin që bëri, pasi e panë edhe shikuesit.

Gjesti i Moshirit mori komente të shumta, ku shumë persona e kritikuan spikeren për mungesë profesionalizmi dhe të tjerët shprehën mirëkuptimin e tyre, për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ajo u gjend.

 

Top Channel