Silvester Shuta, balerini i cili shoqëron Enxhi Nasufin në rrugëtimin e saj në “Dancing With The Star”, si asnjëherë më parë ka treguar për jetën personale, duke nisur nga viti më i lumtur tek më i vështiri.  

Balerini profesionist është treguar gjithmonë i kursyer për detajet, por partnerja e tij në kërcim ia ka dalë që sot ta bëjë Silvesterin të tregojë shumë momente.

Ai deklaroi se momenti më i bukur ka qenë lindja e djalit, ndërsa më i vështiri humbja e babait, për të cilën tregon se është dashur kohë ta mbledhë veten.

Për sa i përket profesionit, Silvesteri tregoi se e ka menduar ta lërë baletin për disa arsye të cilat do t’i lexoni më poshtë.

Nga ana tjetër Enxhi nuk nguroi ta pyesë edhe për partneren, nëse ajo bëhet xheloze që Silvesteri kërcen me vajza, gjë për të cilën ai u përgjigj se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Biseda e plotë e zhvilluar mes tyre gjatë provave ditore të “Dancing With The Stars”:

Enxhi: Jam shumë kurioze të di se cili ka qenë viti më i lumtur dhe më i vështirë i jetës tënde?

Silvester: Viti më i bukur pa diskutim është lindja e çunit.

Enxhi: Po viti më i vështirë?

Silvester: Më i vështiri… Ka, humbja e të afërmve, siç është ajo e babait. Kjo është më i vështiri besoj.

Enxhi: Unë mendoj që rikuperimi më pas është më i vështiri. Përjetimi pas ngjarjes është shumë e vështirë.

Silvester: Patjetër, nuk diskutohet. Por pas ngjarjes janë të afërmit dhe miqtë ata që të qëndrojnë pranë deri në momentin që t’i të kthehesh siç ke qenë. Pavarësisht se kjo nuk ndodh, pasi ngjarja mbetet aty.

Enxhi: Çfarë ke bërë ti? Si i ke dhënë forcë vetes?

Silvester: Normalisht që me shtysë, pasi kjo është jeta. Ajo është një cikël jete që do të ndodhë, nuk jemi të pavdekshëm.

Enxhi: Po për pjesën e profesionit, kush janë momentet e vështira? Kë menduar që nuk do ta bëhs më këtë gjë?

Silvester: Normalisht që ka momente të vështira si një profesion, pasi është i lodhshëm. Njëkohësisht nuk vlerësohet siç duhet vlerësuar. Këto të bëjnë t’i thuash, vetes po unë  çfarë desha. Si zanat mbaron shpëejt. E kam menduar ta lë.

Enxhi: Kush të mbështet më shumë?

Silvester: Normalisht që familjarët. Nga ana tjetër shoqëria të mbështet dhe të kritikon.

Enxhi: Qan ndonjëherë ti?

Silvester: Po pse ka njëri që nuk qan?!

Enxhi: Unë kam përshtypjen që ti nuk qan. Jo se nuk qan, por i bllokon disa gjëra. Dukesh tipikë si ata njerëz që i mbyllin emocionet dhe nuk qan. Kur ke qarë për herë të fundit?

Silvester: Ta thash pra humbja e të dashurve. Por ka raste që pikëllimin ose mërzinë e nxjerr në mënyra të tjera. Përshembull me punë ose palestër.

Enxhi: Sa e vështirë ka qenë humbja e babait?

Silvester: Kur humbëm babain, vëllai nuk ishte këtu pasi ishte jashtë dhe nuk vinte dot për shkak të letrave. Por kam pasur të afërmit që më kanë qëndruar pranë.

Enxhi: Unë mendoj që ju keni një profesion të vështirë në disa aspekte. Për shembull a është xheloze gruaja jote që ti kërcen vazhdimisht me vajza të tjera?

Silvester: Gruaja ime është artiste vetë sepse merret me art. Ajo ka punuar dhe e di si funksionon. Normalisht që xheloze bëhet, pasi nëse nuk ka xhelozi nuk ka as dashuri. Në të dy mbështesim njëri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA