181 raste të ushtrimit të lojërave të fatit u evidentuan nga Policia e Shtetit në një operacion kombëtar ku u proceduan penalisht 210 persona nga të cilët: 116 u arrestuan në flagrancë, 89 u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 të tjerë.
“Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor. Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas”, tha Rrumbullaku.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan tavolina për lojë Pokeri, valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, dhe sasi të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.
Në bashkëpunim me prokuroritë po vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Top Channel