Grabitet gjatë natës gjimnazi në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, vidhen laptopë e pajisje të tjera

06/12/2023 10:47

Hajdutët, në Malesi të Madhe, tashmë nuk po kursejnë as institucionet arsimore.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, një shkollë në Malësi të Madhe, është vjedhur. Persona ende të paidentifikuar, janë futur në ambjentet e shkollës së Mesme të fshatit Gruemirë, dhe më pas kanë marrë disa pajisje dhe laptopët. Ka qenë stafi mësimor i cili ka zbuluar vjedhjen dhe kanë njoftuar policinë.

“Kemi bërë konstatimet e para dhe kemi vënë re që përveç derës së drejtorisë janë dëmtuar edhe dyert e klasave dhe magazinave. Gjithashtu ishte shpërthyer me dhunë edhe kasaforta e shkollës por fatmirësisht nuk janë prekur dokumentet dhe regjistrat. Janë vjedhur laptop, kompjutera, pajisje videoprojektor”– tha drejtori i shkollës, Nikolin Sterkaj.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arritur të arrestojë një të ri i cili dyshohet se furnizonte personat apo grupet kriminale, me mjete për të kryer krime kundër personit dhe pronës, si dhe një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit Ragip Gila, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA