Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur, ndërkohë që në mesin e tyre janë qindra punonjës të shëndetësisë.
Në bilancin e publikuar ditën e sotme nga ministri palestinez i shëndetësisë, raportohet se kanë ndërruar jetë 15,900 palestinezë.
Ndërkohë që nga sulmet e Izraelit më 7 tetor, në shënjestër kanë qenë edhe qendrat shëndetësore, në të cilat IDF-ja pretendonte se fshiheshin militantët e Hamasit.
Si pasojë e këtyre sulmeve në këto qendra spitalore kanë mbetur të vrarë edhe 250 punonjës palestinezë të shëndetësisë.
Përditësimi më i fundit i bilancit ndodhi gjatë së dielës, ku u raportua për 15,523 persona të vrarë në Gaza. Megjithëse nuk dihet ende se cilët prej tyre janë militantë dhe cilët civilë.
70% e totalit të viktimave janë gra dhe fëmijë, duke mbajtur kështu shifrën më të lartë të të vdekurve.
Përpos personave që kanë ndërruar jetë, të plagosur dyshohet se kanë mbetur edhe 41,416 palestinezë të tjerë.
Top Channel