Nuk e keni parë kurrë kështu! Si duket Pamela Anderson pa asnjë pikë grimi në fytyrë

05/12/2023 10:48

Pamela Anderson vazhdon me vendimin e saj të guximshëm për t’u shfaqur pa pikë grimi në fytyrë, gjatë daljeve të saj publike.

Pas pjesëmarrjes së saj në Javën e Modës në Paris, ku u pa pa grim, Anderson, këtë herë mori pjesë në në British Fashion Awards në Londër. Ajo çfarë ra më shumë në sy tek aktorja, ishte thjeshtësia dhe shumë natyrale, pa pikë grimi në fytyrë.

Përsa i përket vendimit të saj, ku tashmë e tutje preferon bukurinë natyrale, Pamela Anderson u shpreh: Kur shkova në Javën e Modës në Paris, vendosa të mos vendosja make-up dhe u ndjeva vërtet si një vajzë pesëvjeçare e veshur me rrobat e Victoria Beckham. U ndjeva shumë e lirë. Nuk po përpiqesha të bëja një deklaratë, nuk fola për paqen botërore dhe nuk e dija nëse dikush do ta vinte re. Unë thjesht nuk u ula në një karrige duke bërë grim për tre orë. U pashë në pasqyrë dhe thashë: Ti je gati 60 vjeç, je shumë mirë, vetëm shijoje Parisin dhe bashkohu në kërcim.

 

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA