Me këtë sukses, Marseille ngjitet në vendin e 10 me 17 pikë, por sërish shumë larg zonës europiane të renditjes, ndërsa Rennes mbetet e 12-a me 15 pikë. /Supersport
23/12 21:18
Marseille rigjen fitoren në kampionat pas thuajse dy muajsh, teksa ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Rennes në “Velodrome”.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso regjistronte fitoren e fundit në kampionat më 8 tetor ndaj Le Havre, teksa më pas numëronte dy barazime e dy humbje, që e kishin zbritur ndjeshëm në renditje.
Ndaj Rennes ishte Aubameyang që shënoi golin e avantazhit në minutën e 8’, ndërsa në pjesën e dytë shëno Ouahi edhe të dytin. Vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 futbollistë, pas kartonëve të kuq të Wooh për Rennes dhe Ndiaye për Marseille.
Me këtë sukses, Marseille ngjitet në vendin e 10 me 17 pikë, por sërish shumë larg zonës europiane të renditjes, ndërsa Rennes mbetet e 12-a me 15 pikë. /Supersport
Top Channel