Ndeshja Tirana-Partizani e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” është përfshirë nga dhuna dhe kaosi një ditë më parë.

Sipas policisë, gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozeritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë personat që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Deri tani janë arrestuar katër persona, D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Janë vënë nën hetim tre persona, njëri prej tyre 14 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”,  “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA