Dua Lipa ndahet nga Romain Gavras! The Sun: I dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin

03/12/2023 11:31

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance të stuhishme tetë mujore, sipas mediave të huaja.

Ylli i popit u pa për herë të parë me regjisorin francez në mars, kur të dy u fotografuan duke u kthyer në shtëpi së bashku nga një shfaqje e modës në Saint Laurent në Paris. Megjithatë, ata bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, dy muaj më vonë në maj. Por tani thuhet se të dy kanë shkuar në rrugë të ndara, sipas The Sun. Këngëtarja ka vendosur që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm në muzikën e saj. Pas publikimit të këngës së saj të fundit ‘Houdini’ muajin e kaluar, ylli 28-vjeçar u nda nga francezi 42-vjeçar.

“Dua dhe Romain janë ndarë pas një vere dashurie. Ajo vendos syze kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe çifti i dha fund lidhjes së tyre përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan një punëtore, por ajo nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin për asgjë dhe askënd”, tha një burim për The Sun.

Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i këngëtares. Gjatë verës Dua dhe Romain shijuan pushimet në Greqi, ku nuk mungoi as vizita në Kosovë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA