Enxhi, Silvesteri dhe Eltioni mbyllën garën e konkurrentëve mbrëmjen e sotme të “Dancing With The Stars”, megjithëse jo në mënyrën më të mirë.
Kritikat që mori për performancën nuk u pëlqyen aspak nga Enxhi Nasufi, e cila debatoi me anëtarët e jurisë, përkatësisht Oltën dhe Ilirin.
Sipas saj performancat e saj shihen me lupë nga anëtarët e jurisë dhe gjithnjë komentohen në detajet më të vogla, gjë që nuk bëhet me konkurrentët e tjerë.
Kryesisht ironitë dhe akuzat nuk munguan mes Oltës dhe konkurentes, të cilat e vijuan më të ashpër debatin.
Debati Olta Gixhari-Enxhi Nasufi-Ilir Shaqiri:
Olta Gixhari: Më pëlqeu shumë fabula. Alibia e fillimit që ju trëmbeni dhe vazhdoni një gjendje tjetër. Nuk më pëlqeu, Enxhi vazhdon një gjendje të frikësuar, është një spunto për tu çuar nga kunemaja dhe oër të vajtur në sallën e kërcimit. Dy djemtë janë të lumtur dhe ti je gjatë gjithë kohës me atë frikën, që nuk e kuptoj pse dhe qëndroi pak gjatë.
Enxhi Nasufi: Unë kisha zgjedhur të mos isha aq e lumtur… Kërcimi në vetvete ka disa mimika dhe unë i bëra.
Olta Gixhari: Mua nuk mu duk korrekte ta vazhdoje frikën tënde. Se po duket sikur masim me metër. Nuk keni pse keni të gjithë këtë ndjenjën e persekutimit. Pse ndjeheni të persekutuar? Një të nënës e një të njerkës…
Enxhi Nasufi: Olta ta them përgjigjen nëse është e nevojshme. Nuk e kemi ndjenjën e persekutimit, se nuk kemi ardhur për tu persekutuar këtu. Kjo është garë, secili nga ne ka ambiciet dhe presionet e veta. Por mendoj që po ka momente që metri nuk është njësoj.
Ilir Shaqiri: Atëhere është e drejtë si ti kërkon “llogari”, pse Iliri më krahason me Arnitën, në të cilën unë mendoj se është e drejta jote dhe e imja.
Enxhi Nasufi: Kanë bërë të tjerët kërcimet e nuk jeni marrë kaq shumë. Ndërkohë neve na keni parë edhe me lupë.
Në total Enxhi dhe Silvesteri në natën trio, morën 36 pikë në total, duke u bërë çifti i tretë që rrëmben vendin e dytë këtë mbrëmje.
Top Channel