25/11 07:59
Pas sfilatës së parë në Greqi gjatë Javës së Modës së Athinës për stilistin më të njohur grek, Nikos Takis, Elton Ilirjani ka bërë një dedikim sa të veçantë, aq edhe të guximshëm.
Teksa ka postuar në rrjetet sociale një video nga sfilata, ku u shfaq me një kostum si djalë në fillim dhe më pas sfilpo me një fustan vajzash, modeli shkruan se “ia dedikon meshkujve grekë”.
Ai shprehet se ia dedikon këtë sfilate të parë në Athinë ‘dashnorëve’ të tij grekë dhe i cilëson burrat grekë të bukur, të fortë dhe të vërtetë!
Sipas Eltonit, këta burra grekë ia kanë bërë jetën me ngjyra dhe e kanë trajtuar si princeshë. Përveç suksesit të padiskutueshem në Greqi, Eltoni pritet të nxisë reagime me këtë deklaratë.
Top Channel