Fifi dhe Graciano debatuan me jurinë e “Dancing With The Stars” për vlerësimin e jurisë, pasi sipas tyre pikët që morën nuk ishin ato që merituan.

Megjithëse pasodoble u realizua siç duhej dhe kjo gjë u vu re nga juria, sërish disa detaje u kritikuan nga ata.

Kjo ishte një nga performancat më të arrira të realizuara trio”, ranë dakord anëtarët e jurisë, por kjo gjë sipas çiftit nuk u pasqyrua në pikë.

Vlerësimi i performancës nga juria:

Lori Bala: Kjo ishte një nga performancat më të arrira të realizuara trio. Hapa shumë të saktë edhe pse unë pres më shumë prej jush. I bërë fort hapat, ndërsa në fillim ishte e qetë. Dua që të nisë që në fillim e gjithë ai vrull.

Valbona Selimllari: Fifi sigurish është në rritje. Fakti që edhe me partnerin tjetër ishte në një sinkron shumë të mirë i jep vlerë performancës. Shumë pak gjëra ke për të rregulluar dhe je shkëlqyeshëm.

Ilir Shaqiri: Unë e preferoj një performancë që fillon në një mënyrë dhe përfundon në një tjetër. Nuk do e doja një performancë që nis fort dhe humb rrugës. Ti e justifikove rolin e drejtueses së koreografisë. Në këtë rast ishte perfekte në të gjithë detajin e saj. Koreografia e justifikon vendin që ti ke sonte.

Olta Gixhari: Interpetim dinamik dhe i shkëlqyer. Jam dakord me jurinë që thanë që ishte trio më i mirë për sot.

Të gjithë anëtarët e jurisë dhanë 9 pikë, e në total grumbulluan 36 pikë. Por ky rezultat nuk u prit aspak mirë nga çifti që kërkuan më tepër nga juria dhe kërkuan llogari fillimisht nga Valbona.

Debati i zhvilluar mes tyre:

Graciano: Dua të di përse na dha Valbona 9 pikë, më habiti.

Fifi: Pse vetëm mua po më shihni me lupë, me lupë të madhe madje. E të tjerëve edhe i anashkaloni disa gjëra.

Ilir Shaqiri: Është fiksimi i yti.

Olta Gixhari: Edhe të tjerë kanë pasur të njëjtin mendim. Ne gjërat që kërkojmë, detajet, i kërkojmë në bazë të atyre që ju mund të jepni. Nëse ne kërkojmë aty qëndron problemi.

Graciano: Punoj gjithë javën dhe më del shpirti dhe ky është vendi im. Unë deklaroj që nga sot zëri im nuk do të ndjehet deri në fund të rrugëtimit.

Nëse ju ka pëlqyer performanca e Fifit, Gracianos dhe Erindit mund ta votoni në kodin VIP14.

Top Channel