Nga 14 gradë në Vilnius në 43 në Bilbao, Evropa ndahet ‘përgjysmë’ këtë verë 566 persona kanë rënë në pranga në një operacion të shtrirë në 26 vende të Europës përfshi edhe Shqipërinë.
Numri më i madh i të arrestuarve është për trafikim personash pasuar nga ata të arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Policitë e vendeve që morën pjesë në operacion sekuestruan 1 ton drogë ku dominon kokaina.
Në Shqipëri operacioni u shtri gjatë një jave prej 13 deri në 18 nëntor, ku mbi 300 punonjës policie në Shqipëri ushtruan kontroll në mbi 1500 persona dhe rreth 1 mijë mjete me qëllim kapjen e personave që kryenin trafik të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë këtyre kontrolleve u arrestuan 28 persona si edhe u sekuestruan 81 kilogramë kanabis si edhe qindra doza kokaine. Kontrolle u ushtruan në banesa, biznese por edhe në pakot postare pasi gjatë këtij viti ka pasur episode të trafikut të lëndëve narkotike.
Ky operacion i gjerë u krye me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare me të cilat Shqipëria ka partneritet.
Për bashkëpunimin shumë të mirë me autoritetet angleze, Policisë së Shtetit i është akorduar çmimi i ekselencës. Home Hoffice ka vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.
Top Channel