Atalanta Kërçyku, së bashku me partnerin e saj Luixhino, kanë ardhur mbrëmjen e sotme në një kontemporane, të shoqëruar nga Eltioni.

Performanca dhe interpretimi i ndjerë i Atalantas ka përciell shumë emocion, ndërsa Iliri e ka vlerësuar ata si ndër më të arrirat e konkurrentes. Ky është kali yt i betejës, tha Iliri. Mirëpo, kërcimi nuk u prit kështu nga të gjithë. Lori, tha se ishte një interpretim i arrirë, por jo për një program kërcimi si DWTS. Vlerësimi i Lorit u kundërshtua ashpër nga kryetari i jurisë, i cili theksoi se Atalanta ka qenë djali i tretë në këtë performancë.

Iliri: Sot mbajte, kërceve, u rrotullove interpretove. Tani kishte disa momente, por unë mendoj se ky ishte kali yt i dytë i betejës.

Lori: Nëse unë do ta shikoja këtë performancë në një show tjetër, do të mendoja se ishte një ndër performancat më të burkura që kam parë. Por me këtë kërcim, në natën e 9, unë mendoj se duhet të kishe bërë më shumë.

Atalanta: Më shumë hapa?

Lori: Më shumë. Unë për këtë performancë në Dancing With The Stars, që është një program kërcimi, realisht prisja më shumë.

Ilir: Unë mendoj se ajo kërceu më shumë sesa mund të kishte kërcyer një balerinë sepse ke edhe djal aty, është mes dy djemve.

Lori: Jo, unë pres më shumë, në këtë performancë në DWTS.

Atalanta: Unë e vlerësoj mendimin tënd. Unë bashkë me balerinët jemi përpjekur që kjo kontenporane të jepte një mesazh. S’ka një kontenporane pa një mesazh brenda dhe mendoj se kjo erdhi.

Lori: Po, por nëse do të japësh një mesazh jepe me lëvizjet e tua, jo të partnerëve.

Iliri: Atalanta në këtë performancë ka qenë djali i tretë.

Eno: A ishte kjo kontenporania më e mirë për ty?

Lori: Jo

Eno: Olta, a ishte kjo kontenporania më e mirë për ty?

Olta: Jo, më e mira ishte e Roerdit që e përshëndes tani, por ju afrua. Ka disa momente që jam dakord me Lorin, por emocionin dhe interpretimin për mua e kishe ‘on top’ dhe mua ma rrëqethe mishin.

Valbona: Unë dua të them që kjo ishte një super kontemporane pa diskutim. Në lupën time unë kam vetëm një moment që nuk mu duk i lidhur siç duhet, gjithçka tjetër ishte e përkryer.

Por si e vlerësoi juria Atalantën? Valbona Selimllari, 9 pikë, Lori Bala 8 pikë, Ilir Shaqiri 9 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë.

36 pikë për Atalanta Kërçykun në këtë natë të tretë, por si u ndje ajo? “Unë ju falenderoj shumë, vlerësimet janë subjektive për këdo. Por do të doja shumë nëse kjo mënyrë gjykimi do të ishte, të ruhej për të gjithë. Unë jam përpjekur shumë të jap maksimumin”- tha Atalanta.

Top Channel