Sardi dhe Ensa kanë ardhur shumë sensual në një foxtrot, të shoqëruar nga balerina Frenki, nën muzikalitetin e këngës së tij.
Pavarësisht vlerësimit pozitiv për interpretimin e këngëtarit, juria profesioniste i ka kërkuar atij të rrisë elasticitetin në preformancë, tek pjesa e krahëve dhe qafës.
Sakaq, Olta nga ana tjetër u shpreh se më shumë sesa një bishë, Sardi sot ishte një princ dhe do të donte shumë ti këndonte një këngë. Artisti nuk ka hezituar, duke nisur të këndojë live “sytë”. Për të qëndruar tek muzika, kërshëri në medie ka ngjallur tërheqja e këngëtarit nga Festivali i Këngës. I pyetur rreth kësaj çështje, Sardi u shpreh se është një çështje personale të cilën do ta sqaronte në kohët në vijim.
Valbona: Kënga e pati efektin e saj, vetëbesimi nis ngaqë e ke diçka tënden.
Eno: Pse ishte tërhequr kënga nga festivali, çfarë ka ndodhur?
Sardi: Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani dhe nuk do të doja të thosha ndonjë fjalë gabim, por do ta sqarojmë në kohët në vijim. Kemi kohë. Unë falenderoj Top Channel për mbështetjen.
Lori: Unë nuk e kam problem që këndojnë. Sonte i lejohej Sardit që të këndonte. Mirëpo, sa i përket performancës duke qenë se është nata e nëntë mendoj se dua të rris kërkesat te ju. Nuk është gjë e re postura jote, performanca e arrirë. Por duhet të rrisësh ngjyrat, duhet të tregosh elasticitetin e duarve dhe të qafës.
Sardi: Enca ma ka vënë në dukje, jam përpjekur që lëvizjet e mija të vijnë pak ‘smooth’ por…
Lori: Epo nuk arriti. Dhe duhet ti bësh këto gjëra si finalist që e konsideron veten.
Iliri: Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Sardi të mos shoqëronte, të mos ndjente, të mos këndonte këngën e tij në këtë performancë. Superperformancë, por unë jam dakord edhe me vrejtjet e Lorit në këtë rast sepse çdo performancë e juaja tani është koka pil, nëse do të shkoni në finale.
Olta: Sardi, sot ishte si një princ. Nuk ishe një bishë në kërcim, dukesh shumë i bukur në skenë. Dhe do të doja të më këndojë një këngë, ‘sytë’ për shembull?
Sardi: Po, patjetër.
Eno: Festivalet ikin dhe vijnë, ti përpiqu të kërcesh dhe të bësh më të mirën në “Dancing With The Stars”.
Por si e vlerësoi juria Sardin? Valbona Selimllari 10 pikë, Lori Bala 8 pikë, Ilir Shaqiri 8 pikë dhe Olta Gixhari 8 pikë. 34 pikë për Sardin, i cili i kënaqur me vlerësimin i ka kërkuar publikut të votojnë në VIP 10.
“Unë jam i sigurt që do të na votoni siç na keni votuar gjithmon, por nëse keni harruar numrin, votoni VIP 10”- tha Sardi.
Top Channel