Irgeni kërceu mbrëmjen e sotme të “Dancing With The Stars” nën shoqërinë e dy balerinave profesioniste, një performancë që mori 30 pikë nga juria.

Megjithëse komentet nuk ishin aq pozitive për realizimin e salsa-s, konkurrenti nuk qëndron deri ëm tani në vendin e fundit me renditjet e pikëve.

Lori Bala: Ah more Jurgen! Pjesën e parë të pashë pastaj në të dytën nuk ishe më. Pashë vetëm balerinat.

Ilri Shaqiri: Nuk është e lehtë të kërcesh me dy balerina, dy flutura. Xhoda sot duhet të paguhet për vështirësi pune. Një nga vështirësitë është që ti kërceve sot me një belerinë më të gjatë se ty.

Valbona Selimllari: Unë sot kam ndjerë pasiguri për ty. Sot e ke pasur, gjatë gjithë kohës kishe pasiguri, në disa raste nuk e dija nëse do e mbyllje.

Në natën e nëntë të spektaklit Irgeni dhe Jora morën 30 pikë, njëkohësisht për publikun votimi është i hapur në VIP7.

Top Channel