Në “Dancing With The Stars” sot jemi duke i parë të gjitha ngjyrat, ndërsa në vend të përplasjeve dhe marrjes së kritikave personale, ka edhe momente kur VIP-at tanë zgjedhin të bëjnë një hap pas dhe të reflektojnë.

I tillë është rasti i Eni Shehut, i cili me maturi ka zgjedhur të sheshoj menjëherë një mosmarrëveshje me anëtaren e jurisë Olta Gixhari, kometet e të cilës për rumban e javës së shkuar i kishte konsideruar si të përçarta. Duke i kërkuar ndjesë publikisht, Eni sqaroi se nuk kishte për qëllim ta ofendonte, por thjesht të tregonte se në momente entuziazmi është normale që dikush të flasë përçartë.

Olta: Dëgjova atë që kishe thënë dhe nuk më pëlqeu aspak. E para, nuk keni pse kaloni në ofendime personale sepse unë herën e fundit nuk ju ofendova aspak, thjesht thash se ‘Eni kërceu pak dhe mbajti më shumë Odetën’. Nuk shoh ndonjë ofendim këtu, mendoj që për vendin dhe pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim.

Eni: Kur eksitohesh flet përçart. Jo ti, por çdo njeri.

Bora: A mund të kemi pak kujdes dhe t’i drejtoheni me respekt njeri-tjetrit. Ju të gjithë i dini limitet që keni, aq më tepër ju të dy që keni shoqëri.

Eni: Ne kemi patur një rumba shumë sensuale javën që kaloi dhe mendoj se ai efekt u përcoll dhe dikush e mori në një anë, dikush në anën tjetër. Ky ishte komenti im, s’besoj se ka problem që dikush thotë ‘eksitoj’.

Olta: Jo, nuk më erdhi mirë sepse the ‘ajo flet përçart’. Këtë nuk e pres aspak nga askush, aq më pak nga ty. Dhe ti e di shumë mirë që unë nuk flas përçart, e para për pozicionin që kam këtu dhe e dyta, sepse jam shumë kompetente për gjërat që them, dhe nuk them asnjëherë budallalliqe.

Eni: Jo nuk ishte absolutisht… Të kërkoj ndjesë në qoftë se e ke marrë për budallalliqe. Ishte më tepër një batutë, në një moment eksitimi njeriu ndonjëherë ça nuk nxjerr nga goja.

Olta: Po pra, por ne nuk jemi në kafe bashkë që t’i lejojmë vetes të flasim ç’të duam.

Eni: Absolutisht, ke shumë të drejtë.

Olta: Unë dua të saktësoj që herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Thashë mendimin tim, ju pëlqen apo jo, ju lëndon apo jo dhe më pas në lëndimin që ti pate ta kalosh në personale, mua nuk më duket një gjë e mirë.

Eni: Nuk ishte ky qëllimi im, të kërkoj shumë ndjes Olta.

Olta: Megjithatë, më kërkove ndjesë, e pranoj ndjesën. Sa i përket performancës së sotme, dua të them se më vjen shumë keq që ti duhet të haje njëherë dru nga ana ime që t’i sot të kërceje dhe të dilje si një balerin i vërtet. Sot kam parë se sa shumë ke mësuar në këtë spektakël, sa shumë ke përparuar dhe çfarë ndryshimesh ke bërë. Nëse ti vazhdon kështu, je në një rrugë të mirë drejt finales.

Iliri: Unë mendoj që Eni është aq i pjekur sa të kuptojë që jo vetëm në botën e artit, janë sfidat ato që të rrisin kualitetin e imazhit, pjekurisë, vështirësisë dhe suksesit. Kjo është diçka që çdokush duhet ta ketë primare në jetë. Duke bërë sfida përmirësohesh. Sa për koreografinë, unë pash një Eni që nuk është Eni i 8 puntatave të shkuara. Një Eni që është shumë kërkues ndaj vetes ndaj skenës. Ishe fluid, muzikal, interpretativ, i fortë dhe i butë në të njëjtën kohë, pikërisht ajo që kontenporania kërkon. Unë kam vetëm një vrejtje kur ti performon në tokë, aty nuk duhet të rrëzohesh sepse aty u përplase si një gjë e braktisur kur ti ke muskujt, krahët dhe je i përgatitur për ta bërë në mënyrë ekselente gjënë.

Eni: Kur e kemi ndërtuar këtë koreografi, kjo ka të bëjë me atë që unë kam kaluar gjatë eksperiencës time në Dancing. Ngritjet dhe rrëzimet.

Olta: Nëse do ta dija që ti do të thyeje murin sot, do të kisha përplasur pak më herët, edhe më fortë, por këtu do të jemi.

Lori: Eni, kaq mirë nuk të kam parë ndonjëherë. Ishte një super performancë, sot ishe wow.

Valbona: Ishte një super performancë dhe shansi që t’u dha e mbërtheve ashtu siç duhej.

Por si e vlerësojë juria Enin? Valbona Selimllari 10 pikë, Lori Bala 10 pikë, Ilir Shaqiri 9 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë. 39 pikë për Eni Shehun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA