![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-01T100213.880-800x450.jpg)
01/07 10:06
Reperi Buta do të bëhet së shpejti baba.
Artisti dhe bashkëshortja e tij, Fjolla, janë në pritje të fëmijës së parë. Këtë të premte, Buta ka postuar në profilin e tij në “Instagram” momentet e ëmbla, teksa qëndron pranë barkut të rrumbullakosur të partneres.
Çifti pritet të sjellë në jetë një vajzë, bazuar në ‘emojin’ që ai i ka bashkangjitur fotove.
Buta dhe Fjolla janë në një marrëdhënie prej disa vitesh. Dashurinë, ata e kurorëzuar në martesë dy vite më parë, ndërsa tani duket se janë gati të zgjerojnë familjen e tyre.
Top Channel