Dy nga çiftet, Sardi, Ensa dhe Arnita me Enin, kanë ‘braktisur’ sallën e provës për të kaluar disa momente relaksuese në një piknik anës liqenit.
Në piknikun e akullt, krahas admirimit të natyrës nga Eni, është diskutuar edhe për finalistët e sezonit të dytë të Dancing With the Stars dhe VIP-in që eliminohet mbrëmjen e sotme. Gjatë përzgjedhjes së letrave, Sardi ka zgjedhur emrin e Enxhi Nasufit, megjithatë për t’ju përgjigjur realisht pyetjes ai shprehet se i larguari i radhës mund të jetë Eni Shehu, pasi është më i rrezikuari sepse ka dalë dy herë në dance off.
Në atë moment ka ndërhyrë balerini Eni, i cili pyet partneren e tij Arnitën nëse e kishte dëgjuar çfarë kishte thënë Enxhi për të. Në kundërpërgjigje, Arnita injoroi komentet duke thënë se s’ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë në jetë veçse t’i kthehet regjisë, ashtu sikurse Enxhi Nasufi do t’i kthehet Wake Up-it në fund të kësaj eksperience.
Arnita: Unë them që është momenti të hedhim ca baste, të tipit kush eliminohet këtë javë.
Ensa: Aaa, do e përfshini edhe veten ju apo?
Sardi: Jooo, mua mos më përfshini.
Eni: Ah sa bukur ah…
Ensa: Do të zgjidhni të dy njëkohësisht apo secili nga një.
Sardi: Secili nga një.
Ensa: Kush do të zgjedhi i pari?
Eni: Hajde të zgjedh unë.
Sardi: Fillimisht le të zgjedhim katër finalistët njëherë.
Ensa: Shiko kush më ka rënë mua si finalist të dashur miq, Sardi.
Arnita: Mua më ka rënë vetja.
Eni: Enxhi, Arnita, Sardi dhe Eni Shehu si finalist…
Arnita: Hë mor ti, mos i ndërro tani.
Eni: Enin kisha unë, Enin.
Ensa: Ky ka ndërruar 7 emra deri tani.
Eni: Hë mo se qenka Eni Shehu, thash se isha vetë sepse mu rritën këto shpresat kështu. Ej po mirë mo, Fifi dhe Juli sapo u bënë për hekura. Nuk i zgjodhi njeri. Ça bëhet kështu?
Arnita: Po Atalanta?
Eni: Edhe Atalanta dhe Xhoda.
Arnita: Na falni, por ky është fati. Ej çuna, finalistët i ndamë, por përtej finalistëve kush eliminohet?
Ensa: Emrat i kemi, njëri nga ne të zgjedhë kush do të eliminohet. Zgjidh Sardi.
Sardi: Këta duan me ma ngec mua. Unë i jam shmangur kaq shumë kësaj pyetje dhe këta duan me ma ngec patjetër mua që ta them. Do e them, ikën Arnita.
Arnita: Po mirë, ti do thuash çfarë do të bjerë në short.
Ensa: Zgjidh një Sardi.
Arnita: Ashtu qoftë që të iki unë, por zgjidh një Sardi.
Sardi: Enxhi…
Arnita: Kjo do suspancë.
Sardi: Da da da damm, personi që ikën është Enxhi. Përtej shakasë, unë dua të them se duke marrë parasysh komentet e jurisë dhe faktin që ka dalë dy herë në dance off, mendoj se Eni Shehu është më i rrezikuari këtë javë.
Eni: Por ti mund të mendosh edhe diçka tjetër. Meqënse ka qenë më i rrezikuari dhe ka përciellë dy njerëz, mund të jetë edhe ai finalisti.
Arnita: Sa më pëlqen si logjikon ky djal? Hë se shumë i ekzaltuar je, çfarë perle mençurie do të nxjerrësh këtë radhë?
Eni: Ej, po çfarë kishte thënë Enxhi për ty? E pe ti?
Arnita: Jo…
Eni: Si se pe, po e pe pra si nuk e pe.
Arnita: Jo, por e ke parë ti. Hë?
Eni: Po e pash unë.
Arnita: Po ma thuaj pra, sepse prandaj e nise. Që të ma thoshe domethënë?!
Eni: Që ‘ka mbaruar gjithë punën me Dancing ajo’.
Arnita: Po sikur paska thënë ndonjë gjë për t’u habitur. Unë regjisore jam. Ku mendon ti se do shkoj, ashtu sikurse Enxhi te Wake Up-i. Domethënë, nuk na keni thënë asnjë gjë të re. Unë do u kthekam në regji, a thua vallë se bëj nonjë gjë tjetër në jetë dhe Enxhi që do të kthehet te Wake Up-i.
Sardi: Vetëm unë do të vazhdojë kërcimin si gjithmonë.
Eni: Ne do të kërcejmë bashkë të dy.
Arnita: Ty të duhet kërcimi shpirti sepse këngë dhe kërcim shkojnë bashkë.
Sardi: Neve na rroftë sepse nuk rrimë dot içik pa u marrë me dallavere sepse këto dallaveret janë të lezetshme.
Eni: Ja pra ju artistët i bëni këto.
Sardi: Jo, jo se duhet ta sqarojmë sepse njërëzit mendojnë se ne kapemi për fyti aty në backstage.
Eni: Po ne kapemi për fyti, se ke vënë re ti.
Top Channel