Enxhi dhe Silvesteri, kanë vijuar provat ditore për spektaklin e së premtes në “Dancing With The Stars”, ku do të kërcejnë charleston si trio me një balerin tjetër.

Moderatorja është surprizuar nga fjalët e partnerit të saj, pasi ky i fundit si rrallë herë ka ndarë opinione pozitive. Megjithëse mendimet ishin pozitive për Enxhin, Silvesteri nuk kurseu as kritikat për jurinë.

Balerini u shpreh se partnerja e tij nuk ka marrë pikët e merituara nga anëtarët e jurisë.

Enxhi: Unë kam vënë re që ti je më shume kërkues sesa duhet në raport me balerinët e tjerë.

Silvester: Ty t’i ka ngrënë pikët juria pavarësisht vështirësisë. Të gjithë e pohojnë shkallen e vështirësisë që ti ke pasur por në pikë nuk është thënë e njëjta gjë.

Enxhi: Ne bëjmë kërcime impenjative por na thonë që i keni shumë të ngarkuara.

Silvester: Jemi në javën e nëntë dhe duhet të ketë ngarkesë.

Enxhi: Unë mendoj që shfaqja fillon tani sepse u kuptua që unë jam e kërcyeshme, pra di të kërcej, ndaj edhe juria pret shumë.

Silvester: Ti di të kërcesh! Se kush vjen këtu di të kërcejë dhe deri tani ke bërë performanca të vështira.

Enxhi: Silvi vërtet po e thua këtë, jam e surprizuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA