Sheron Stone 65-vjeç ndihet më seksi se kurrë: Shumë njerëz duan të kryejnë marrëdhënie seksuale me mua

30/11/2023 10:30

Edhe pse është 65 vjeç Sharon Stone ka zbuluar se shumë meshkuj dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

“Mendoj se jam më e nxehtë se kurrë”, tha aktorja e njohur për podcastin Ladygang.

“Në moshën 60-vjeçare, njerëzit mendojnë se nuk të shikojnë më. E vërteta është se shumë njerëz duan të flenë me mua si dikur. Nuk është sepse nuk je seksi, por nuk është aq e lehtë për të bërë seks me ty, nuk je aq e lehtë për t’u hequr qafe dhe nuk je aq e lehtë sa për të mbyllur gojën, Gjithashtu nuk je aq e lehtë sa dikush të kryejë marrëdhënie me ty dhe më pas të të hetë pas. Nuk është se nuk je seksi, je më seksi se kurrë”, shprehet Stone.

Stone beson se të qenit më me përvojë në jetën reale është më mirë për një marrëdhënie.

“Për shkak se je më e relaksuar, shqetësohesh më pak se si dukesh. Je e mrekullueshme dhe nuk je aq e lehtë”, u shpreh ajo.

Stone ishte i martuar me autorin Michael Greenberg nga viti 1984 deri në 1987 dhe me gazetarin Phil Bronstein nga viti 1998 deri në 2004. Stone ka zbuluar se ajo nuk do të takohet më me askënd nën moshën 45 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA