Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të armatosë më shumë civilë në vendin e tij, pas të shtënave vdekjeprurëse në Jerusalem.
“Qeveria e kryesuar nga unë do të vazhdojë të zgjerojë shpërndarjen e armëve për qytetarët. Të gjithë terroristët e Hamasit janë të vdekshëm, përfshirë në Jerusalem”, tha Netanyahu.
Nënkryetari i bashkisë së qytetit, Fleur Hassan-Nahoum, deklaroi se civilët qëlluan personat e armatosur, pasi këta të fundit vranë tre persona.
Policia njoftoi se një civil dhe dy ushtarë që nuk ishin në detyrë ndaluan sulmuesit.
Ndër të tjera militantët e Hamasit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, kur dy burra qëlluan në një stacion autobusi të mbushur me njerëz në skaj të Jerusalemit, gjatë së cilës mbetën edhe 16 persona të tjerë të plagosur.
Top Channel