Shorti i Europa League/Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Panathinaikos pret Betis, Celta luan me Lyon Saidja dhe Endi kanë zhvilluar një takim në “Për’puthen”, ndërsa Serxho hyri papritur në studio duke iu prishur takimin.
Emisioni i ditës së sotme iu dedikua takimit të Saides dhe Endit, të cilët dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Serxhos, i cili ishte pezulluar nga programi që prej të mërkurës së shkuar. Produksioni i kishte dhënë leje konkurrentit të hynte në studio, por jo në atë moment.
Hyrja e tij në studio ngjalli jo pak debate mes tij, Saides dhe Endit.
Megi: Ti Endi je i poshtër…
Serxho: Nuk po i shikoja dot këto lëvizje dhe nuk po më zinte vendi për këtë pabesi.
Megi: E kuptoj që je i mërzitur dhe të kërkoj të qetësohesh.
Serxho: Erdha në skenë që ti shohim pak lëvizjet e “miut” live se po më duket sikur sapo iku macja, minjtë filluan të kërcejnë. Kaq pak ditë u deshen që të nisnin pabesitë.
Megi: Të shqëtësoi fakti qe Saidja doli në një takim me Endin?
Serxho: Me shqetëson fakti që Endi i ka dhenë kaq shumë një vajze që unë kam interes dhe më shqetëson fakti që Saidja ndryshe sillet këtu, ndryshe sillet në prapaskenë. Saidja është një “kalama” i vogël në rritje dhe unë do ta le të rritet.
Endi: Saidja nuk është “kalama”.
Serxho: Lëvizjen e Saides nuk e prisja dhe kjo më bën të mendoj se është “kalama”.
Endi: E përdor aq shumë moshën por po fillon të sillesh edhe ti si “kalama”.
Serxho: Unë nuk e kam me ty.
Saide: E di që me prishe takimin duke u futur kështu?
Top Channel