Video/ Bodyguard-i i reperit amerikan lë në gjendje të rëndë të riun që i kërkoi një foto

29/11/2023 16:48

Anëtarë të stafit të reperit amerikan Nardo Wick kanë sulmuar brutalisht Florida një të ri që iu afrua muzikantit për të bërë foto me të, duke e lënë në spital me gjakderdhje në kokë.

20 vjeçari George Obregon, është tashmë në gjendje kritike pas rrahjes jashtë barit Club Skye në Tampa, ku reperi Nardo Wick kishte performuar më herët gjatë mbrëmjes, shkruan rrjeti vendas WFLA.

Obregon ishte afruar pranë Wick, emri i vërtetë i të cilit është Horace Walls III, dhe të tjerëve që e shoqëronin pasi donte një foto me “artistin e preferuar.”

Por ai u godit me grusht ne koke duke mbetur pa ndjenja nga një prej rojeve, sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

“Dua që të gjithë të shohin çfarë i bënë ata zagarë djalit tim,” shprehej sot nëna e George, Michelle Obregon. “Ai nuk ishte asnjëherë agresiv, dëshironte vetëm një foto me artistin, dhe ja çfarë i japin”, tha ajo.

“Të gjithë e njohin që është një fëmijë i dashur e i sjellshëm, nuk merret me droga, banda apo alkool”.

Në një deklaratë të reperit thuhet se ka kontaktuar me familjen Obregons, duke u distancuar nga sulmi.

“Nuk pajtohem me atë që i ndodhi fansit tim George pas shfaqjes,” tha Wick. “I shpreha nënës së tij sesa më vjen keq, edhe para publikimit të videos”.

“Kontaktova menjëherë me nënën e tij kur ndodhi. Unë nuk mund të kontrolloj veprimet e një të rrituri, isha shumë i zemëruar për atë që ndodhi”, shkruante reperi, ndërkohë i dëmtuari mbetet në gjendje të rëndë.

FOTO GALERI
1/3
Por ai u godit me grusht ne koke duke mbetur pa ndjenja nga një prej rojeve, sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Top Channel