Këngëtari me famë botërore Elton John, u bën thirrje ministrave të marrin masa për eliminimin e rasteve të reja të HIV-it.

BBC ka mësuar se John do t’u drejtohet deputetëve në një takim mbrëmjen e së mërkurës, në Parlamentin e Anglisë. Kjo vjen pasi më shumë se 580 raste të padiagnostikuara më parë janë identifikuar nga një skemë e re testimi pioniere.

Sipas skemës, kushdo që ka një analizë gjaku në njësitë e përzgjedhura të spitalit A&E në Londër, është testuar gjithashtu për HIV, Hepatitin B dhe Hepatitin C.

Projekti pilot i “testimit” ka identifikuar më shumë se 3,500 raste të tre infeksioneve të transmetuara nga gjaku që nga prilli 2022, duke përfshirë më shumë se 580 raste me HIV.

Provat janë zhvilluar në 3 spitale në Londër, Greater Manchester, Sussex dhe Blackpool, ku prevalenca nga NHS klasifikohet shumë e lartë.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) thotë se 42% e diagnozave të HIV-it në Mbretërinë e Bashkuar bëhen vonë, kur sistemi imunitar është dëmtuar ndjeshëm.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha se qeveria është e përkushtuar për t’i dhënë fund transmetimeve të reja të HIV brenda Anglisë deri në vitin 2030-të.

Top Channel