Grabitje masive në një bankë në Gjermani/ 30 milionë euro dëme dhe mijëra bizhuteri ari të vjedhura, zbulohet rruga që ndoqën hajdutët
Drejtuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi se Gaza është në mes të një katastrofe epike humanitare.
Antonio Guterres, teka po fliste në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë ditës së sotme, u bëri thirrje liderëve ndërkombëtarë të mbajnë fokusin e tyre në konflikt.
“Populli i Gazës është në mes të një katastrofe epike humanitare para syve të botës dhe ne nuk duhet të shikojmë larg”, tha ai.
Ai përmendi gjithashtu fundin e afërt të marrëveshjes së armëpushimit, me bisedimet ende në vazhdim për një zgjatje të minutës së fundit.
“Negociatat intensive po zhvillohen për të zgjatur armëpushimin – të cilin ne e mirëpresim fuqishëm – por ne besojmë se kemi nevojë për një armëpushim të vërtetë humanitar”, shtoi më tej Guterres.
Top Channel