Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shumë artistë dhe të famshëm uruan në rrjete sociale, ndërsa Dea Mishel bëri diçka ndryshe.
Artistja ka vizatuar shqiponjën e flamurit në buzët e kuqe. Me anë të talentit të saj në pikturë, Dea ka arritur ka realizojë këtë duke e pikturuar buzët e saj. Shumë ndjekës të saj e pëlqyen dhe e komentuan gjestin.
Krahas fotos ajo ka postuar edhe urimin e saj: “Gëzuar! Për Shqipërinë tonë të bukur, për njerëzit tanë të bukur. për paraardhësit tanë që kanë derdhur gjak për të mbrojtur e për të trashëguar te ne vlerat e këtij kombi, një dhurate e çmuar që zgjat përtej jetës. Krenare për giakun tim, uroj të mos e harrojmë kurrë bijtë e kujt jemi, e të jemi falenderues. Uroj të bëjmë çdo dite nga pak, për ta lartësuar vendin tonë të vogël por të pasur me pasuritë më të vlefshme, ato të karakterit dhe të shpirtit!”
View this post on Instagram
Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikë “Influencer” tek emisioni “E Diell”. Dea Mishel është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj, momente të shumta nga përditshmëria e saj.
Top Channel