41 punëtorët e bllokuar në një tunel në veri të Indisë janë shpëtuar këtë të martë.
Këtë e ka konfirmuar për CNN oficeri i informacionit të qarkut qeveritar Kirti Panwar.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan Pushkar Singh Dhami, kryeministër i shtetit Uttarakhand duke takuar punëtorët, të cilët dukej se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Burrat kanë mbetur të bllokuar që prej 12 nëntorit kur një rrëshqitje dheu shkaktoi që një pjesë e tunelit 4.5 km që po ndërtonin të shembej rreth 200 metra nga hyrja.
Ekipet e shpëtimit gjithashtu po shponin në të njëjtën kohë në terrenin e paqëndrueshëm malor për të arritur njerëzit e bllokuar dhe në fund plani doli i suksesshëm.
Të gjithë punëtorë emigrantë nga disa prej shteteve më të varfra të Indisë kanë marrë ushqim, ujë dhe oksigjen përmes një tubi 53 metra që është futur nëpër mbeturinat. Autoritetet thonë se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mjekët në terren kanë mbajtur kontakte të rregullta me burrat brenda, duke u dhënë atyre këshilla se si të qëndrojnë pozitivë dhe të qetë.
Familjet e tyre janë mbledhur në dalje të tunelit çdo ditë për t’u lutur për kthimin e tyre të sigurt.
Tuneli është pjesë e rrugës së autostradës Char Dham të kryeministrit indian Narendra Modi, një projekt i diskutueshëm disa milionë dollarësh.
Top Channel