Iu drejtuan Thethit për të shijuar natyrën dhe dëborën! Dhjetëra mjete të turistëve, të bllokuara në Qafë Thorë

28/11/2023 17:20

Dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Thorë mesditën e sotme. Duke shfrytëzuar ditët e pushimeve, vizitorë të shumtë iu drejtuan Thethit për të shijuar bukuritë e zonës dhe dëborën.

Ndonëse është punuar për pastrimin e dëborës, një pjesë e mirë e automjeteve nuk kanë patur zinxhir dhe janë bllokuar duke pezulluar edhe lëvizjen e makinave të tjera.

Qarkullimi drejt Thethit është zhbllokuar pas disa orësh por këshillohet që drejtuesit e automjeve që duan të vizitojnë këtë pikë turistike, të jenë të pajisur me zinxhirë.

Top Channel