Dëborë edhe në qarkun e Shkodrës! Aksi Bogë-Theth i hapur për turistët
25/11/2023 12:45
Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Shkodrës.
Reshjet kanë nisur mëngjesin e sotëm në Theth, Bogë, Razëm, Kelmend, Dukagjin, Pukë dhe Fushë Arrëz.
Deri tani nuk raportohen probleme ndërsa po punohet për mbajtjen hapur të aksit Bogë – Theth, për t’i shërbyer turistëve.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjithashtu edhe zonat malore në qarkun e Elbasanit. Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.
Top Channel